Mungon në ndeshje, por shënon për Shqipërinë – lëvizja e madhe e Rei Manaj

Rei Manaj rikthehet në Shqipëri, këtë herë jo si futbollist, por si investitor. Dashuria për vendlindjen nuk shprehet vetëm me fjalë apo postime, por me veprime konkrete: fitimet nga talenti i tij tashmë po investohen në zhvillimin e turizmit shqiptar.

Mjaftuan vetëm pak ditë qëndrimi në Tiranë, në prag të një ndeshjeje kualifikuese, që Rei të ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës së tij – nënshkrimin e një kontrate të madhe sipërmarrjeje.

Në Sun Palasë, dy godina banimi, të përbëra nga disa apartamente, do të transformohen në një boutique hotel me një vizion modern dhe bashkëkohor menaxhimi, duke sjellë një koncept të ri në turizmin elitar shqiptar.

Rei është një ndër talentet më të spikatura të futbollit shqiptar, i cili ka arritur suksese të rëndësishme jo vetëm me fanellën kuqezi, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku prej vitesh është pjesë e ekipeve të ndryshme.

I larguar nga Shqipëria në një moshë të re, ai ka përshkuar një rrugëtim të vështirë, plot sfida, për të arritur suksesin dhe respektin – jo vetëm të tifozëve, por të gjithë shqiptarëve kudo në botë.

Zhvillimet e fundit në Shqipëri, veçanërisht në fushën e ndërtimit dhe turizmit, nuk mund të kalonin pa tërhequr vëmendjen e tij. Pas një periudhe të gjatë analizash dhe studimesh tregu, përmes zyrës “Mikado” dhe me mbështetjen e konsulentit të tij, z. Dritan Shakohoxha, ai ka finalizuar blerjen e dy godinave në një nga rezidencat më ekskluzive të rivierës shqiptare – Sun Palasë.

Veçoritë e kësaj rezidence, funksionaliteti gjatë gjithë vitit dhe standardet e larta të shërbimeve, ambienteve dhe hapësirave të përbashkëta, e kanë bindur Rein të bëhet pjesë e këtij investimi, ashtu si edhe disa kolegë të tij.

Ashtu si Rei i uron gjithmonë më të mirën Shqipërisë, edhe ne i urojmë atij suksese në këtë hap të ri dhe të rëndësishëm në jetën e tij.

 

 

Rei Manaj sun palase

Mungon në ndeshje, por shënon për Shqipërinë – lëvizja e madhe e Rei Manaj Sun Palase

Share post: